AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLLSPORT

Prej 4 ditësh në Korçë, Apolonia teston futbollistët e rinj në prag të sezonit të ri.


Apolonia vazhdon me seancat stërvitore edhe pse kampionati është mbyllur prej pesë javësh. Prej 4 ditësh fierakët ndodhen në Korçë, ku po zhvillojnë minifazën përgatitore. Një risi kjo, pasi çdo skuadër tjetër e Kategorisë së Parë është pushim.

Reklama në FieriWeb - “Bar C’est la vie”

Zhvendosja në Korçë nuk është thjesht për kushtet atmosferike, por edhe për të zhvilluar një minifazë të mirëfilltë përgatitore, me qëllim përgatitjen intensive të lojtarëve të rinj vendës dhe të huaj, të cilët po vlerësohen me kujdes nga trajneri Artan Mërgjyshi dhe stafi i tij. Kjo periudhë shihet si një mundësi “e artë” dhe provë e madhe, që kush bind me paraqitjen të bëhet menjëherë pjesë e ekipit të parë. Grupi po stërvitet me dy seanca në ditë. Në orët e paradites lojtarët marrin ngarkesë në palestrës, ndërsa pasdite të gjithë së bashku zbresin në fushë për të bërë ushtrime të ndryshme tekniko-taktike, me dhe pa top, në një kuadrat të gjerë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të pranishëm dje ishin të gjithë lojtarët, të cilët punuan normalisht sipas programit të stafit teknik, që kishte planifikuar në 30 minutat e fundit një minindeshje testuese brenda grupit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Qëllimi ishte për të parë më së shumti në kushte loje të rinjtë e U-19 dhe U-21, të cilët prej disa javësh po stërviten rregullisht me ekipin e parë. Konkretisht bëhet fjalë për dy portierët e rinj, Bega dhe Xhemali, mbrojtësit Folorunsho, Kofi, Topi dhe Aliaj, mesfushorët Jasin, Kalus, Musa, Injehu dhe Hoxhaj, si dhe sulmuesit Çulli, Kalice, Nasir, Sulo dhe Babatunde. Apolonia do të stërvitet edhe një javë në Korçë, pastaj fierakët do të pushojnë pas datës 30 qershor për një periudhë 3-javore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gazetar/ Hilmi Saliu

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button