KRONIKËSTAR CHANNEL

Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit

Fier – Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj presidentit të klubit të futbollit FK Apolonia (femra), Koço Kokëdhima, 65 vjeç, banues në Tiranë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes FK Apolonia – FK Gramshi, e mbajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Kokëdhima ka hyrë në fushë dhe ka debatuar ashpër me arbitrin e takimit, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar. Për këtë arsye, ai po hetohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Në pritje të vendimeve nga autoritetet, mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë masa disiplinore ndaj Kokëdhimës dhe klubit të Apolonisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
VIDEO

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button