Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit


Ditën e djeshme u zhvillua prezantimi zyrtar i kandidatëve për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit 2025.

Gjatë aktivitetit, kandidatët shpalosën vizionin dhe angazhimet e tyre për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë shqiptarë.

Eriselda Çelaj Zotaj, Anetare e kolegjit drejtues si edhe kandidate për deputete në Qarkun e Fierit, e cila theksoi se është koha për ndryshim dhe për një politikë që vendos qytetarët në qendër të vendimmarrjes.

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” synon të fitojë besimin e qytetarëve me një platformë të bazuar në integritet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Zgjedhjet mbahen më 11 maj, ku qytetarët do të vendosin për përfaqësuesit e tyre të rinj në Parlament.
