POLITIKËSTAR CHANNEL
Primaret e PD-së, shtyhet proces i votimit në Fier edhe pas orës 18:00! Mbyllet në Patos, Roskovec dhe Mallakastë

Shtyhet procesi i votimit në Primaret që po zhvillohen në degën e Partisë Demokratike, dega Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve që ende nuk kanë arritur të votojnë.
Pjesëmarrja në këtë proces është shoqëruar gjatë gjithë ditës me masivitet i cili nuk ka patur trend në rënie për asnjë moment.
Orari zyrtar i mbylljes së primareve është ora 18:00, megjithatë në Fier do të vijojë dhe për pak kohë më shumë.
Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi i votimit është mbyllur ne orën 18:00.




