POLITIKËSTAR CHANNEL
“Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr, na thanë nuk mund ta shohim”, përfaqësuesit e PL nuk takojnë dot Ilir Metën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili janë nisur sot për të vizituar presidentin e PL Ilir Meta në burgun 313, por sipas asaj që një prej deputetëve deklaroi për mediat, ata nuk janë lejuar.
“Nuk patëm takim me zotin Meta sepse qeveria ka shkelur çdo normë demokratik që pengoi takimin tonë. Takimin e kishim lajmëruar më parë me gjithë dokumentet e nevojshme”, u shpreh Vasili.
Ai shtoi më tej se pasi kanë hyrë në ambientet e oborrit të institucionit ku mbahet Meta, ata kanë pritur mbi 1 orë e gjysmë dhe më pas janë njoftuar se nuk mund të kryejnë takimin.
“Hymë në oborr dhe pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin”, tha ai.