POLITIKËSTAR CHANNEL

Problematikat gjatë numërimit në Fier, reagon nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

Problematika janë shfaqur gjatë numërimit të votave në Fier, ku vëzhguesit e PD-së u tërhoqën për pushim dhe më pas nuk u kthyen në kohë për të rinisur numërimin.

Reklama në FieriWeb

Enkeleda Veliu, nënkryetare demokrate e KZAZ 60 Fier u shpreh se kutitë e numëruara deri më tani do të kontestohen dhe se ekipi i saj është gati për të rifilluar me procesin e numërimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Numëruesit tanë kanë ardhur. Dhe vëzhguesit kanë ardhur. Në mes të procesit të numërimit nuk mund t’i fus. Ne nuk ishim gati. Unë nuk kisha gati numëruesit e mi. Ishin të lodhur. Dhe vetë KQZ-ja kishte lënë një orar dhe orari i fundit ishte 18:00.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Puna nuk ishte produktive. Kur procesi nuk është produktiv… Absolutisht jemi gati. Unë mbajta procesverbal. Do i kontestojmë këto kuti.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ata do vazhdojnë numërimin. Le të mbajnë përgjegjësitë dhe të firmosin këto procesverbale me dy vëzhgues.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Nuk e kemi braktisur procesin. Kam ardhur në KZAZ që në 17:30. Ata le të vazhdojnë dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Pasi të mbarojë numërimi i këtyre kutive, unë do të ulë numëruesit e mi”, u shpreh nënkryetarja demokrate e KZAZ-së 60 Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button