POLITIKË

Procesi i Berlinit/ “Ndihem mirë që jam këtu”, kryeministri i Holandës flet për gazetarët: Kemi disa surpriza…


Mbahet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit. Kryeministri i Holandes Mark Rutte në një komunikim të shkurtër për mediat u shpreh se sot do të ketë disa surpriza duke mos zbuluar më tej detaje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ndihem mirë që jam këtu, kemi disa surpriza”- tha ai pasi u prit nga kryeministri Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lidërët e BE-së, të shteteve anëtare të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, do të jenë sot në Tiranë për punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri,  Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button