AKTUALITETSTAR CHANNEL

Proda në Prishtinë për 26-vjetorin e Policisë së Kosovës: “Partneriteti ynë, garanci për sigurinë”

I’m Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një vizitë në Prishtinë, me ftesë të homologut të tij, kolonel Gazmend Hoxha.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Proda ishte i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, si dhe nga ekipi i volejbollit i Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë fjalës së tij, Proda u shpreh se ndihej i nderuar të përfaqësonte Policinë e Shtetit në këtë përvjetor të rëndësishëm, duke uruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe sakrificën në shërbim të sigurisë. Ai theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy policive në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si një garanci të fortë për sigurinë e përbashkët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ana e tij, kolonel Hoxha falënderoi delegacionin shqiptar për praninë dhe për mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy policive do të forcohet edhe më tej.

Reklama në FieriWeb

Në kuadër të festimeve, ekipi i volejbollit i Policisë së Shtetit zhvilloi një ndeshje miqësore me atë të Policisë së Kosovës, ku morën pjesë edhe dy drejtorët Proda dhe Hoxha. Në përfundim, ata shkëmbyen fanellat si simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Related Articles

Back to top button