AKTUALITETSTAR CHANNEL

Proda ngre zërin në Europol: sfidat e kriptovalutave dhe mbrojtjes së të miturve kërkojnë veprim të përbashkët

Hagë, Holandë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në edicionin e 14-të të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), mbajtur në selinë qendrore të Europolit në Hagë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky forum i nivelit të lartë mblodhi mbi 400 drejtues policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat më të mprehta të sigurisë që kërcënojnë sot Evropën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fokusi kryesor i këtij edicioni ishte i përqendruar në dy kërcënime emergjente: pastrimi i parave përmes kriptovalutave dhe rekrutimi i të miturve në hapësirat online.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e:

Reklama në FieriWeb
  • forcimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për sekuestrimin e aseteve kriminale;
  • përdorimit të teknologjive të avancuara për analizën e kriptovalutave dhe blockchain-it;
  • trajtimit të pastrimit të parave si vepër penale më vete për ndjekje më të shpejtë penale;
  • rritjes së trajnimit për hetuesit digjitalë;
  • vendosjes së detyrimeve rregullatore për platformat sociale, për të parandaluar përmbajtjet e dëmshme dhe rekrutimin e të miturve;
  • zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare, të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe analiza e të dhënave.

Në panelin tematik “Ndiqni Paranë”, ekspertët folën mbi mënyrat se si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe financimi i terrorizmit po përfitojnë nga mjetet financiare digjitale, përfshirë IBAN-et virtuale, platformat e decentralizuara të financave (DeFi), asetet kripto dhe shërbimet fintech.

EPCC 2025 shërbeu sërish si një platformë kyçe për bashkëpunim strategjik, shkëmbim informacioni dhe koordinim të përbashkët në përballjen me sfidat e reja të sigurisë, ku Policia e Shtetit shqiptare, me përfaqësimin e Ilir Prodës, ishte pjesë aktive e diskutimeve.

Related Articles

Back to top button