KRONIKËSTAR CHANNEL

Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, prokuroria Fier dërgon për gjykim 10 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake dërgon në gjyq çështjen penale nr.1300, të vitit 2023, me 10 të pandehur, shtetasit A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. dhe Xh.R., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, paragrafi 2, i Kodit Penal. 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Kjo çështje penale nisi mbi bazën e referimit të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, se disa shtetas ishin të përfshirë në shitjen, blerjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Fier.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në kuadër të hetimeve proaktive kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si përgjime, regjistrime në vende publike, etj, si dhe veprimeve të tjera hetimore, si kontrolle të banesave/vendeve, sekuestrime, këqyrje, ekspertime, marrje të deklarimeve të personave që kanë dijeni apo të pandehurve, etj, u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vijim të hetimeve proaktive u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktimi i masave të sigurimit “arrest në burg” ndaj të 10 personave të përfshirë, ndërsa në lidhje me faktet apo personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është kryer ndarja e çështjes penale për të vijuar hetimet. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale lidhur me lëndët narkotike.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button