Prodhimet e sezonit veror/ Fermerët në Roskovec: Kemi mbjellë me porosi për Hollandën
Fermerët e zonës se Roskovecit janë orientuar këtë sezon veror drejt kultivimit të shalqirit.
Daniel Hoxha, njëri prej fermerëve të kësaj zone, tregon se këtë vit ka kultivuar një sipërfaqe me mbi 50 hektarë me shalqi. Parcela të cilat i ka mbjellë dhe në Lushnjë.
“Duke parë kërkesat dhe tregun Evropian prirja më e madhe është shalqiri. Ne e kemi kultivuar edhe në një fshat ngjitur, kemi katër vite që e kultivojmë e përgjithësisht mirë.”- tha Daniel Hoxha.
Danieli thotë se këtë kultivuar e ka siguruar nëpërmjet një kompanie holandeze, e cila më pas do t’i blejë dhe të gjithë prodhimin.
“Mendojmë se do të marrim 80-100 kuintal. Kemi lidhur edhe disa kontrata për shitje”- tha ai.
Por edhe pse këtë vit, fitimet për Danielin pritet të jenë më të mëdha, problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Ndonëse ka të punësuar 20 punonjës, ai shprehet skeptik nëse vitin e ardhshëm do t’I shtojë sipërfaqet e mbjella apo jo.