Programi i PD-së, i frymëzuar nga programet që kanë përdorur vendet pas luftrave dhe fatkeqësive/ Berisha: U deshën 3 vite për të bërë, ky projekt do të ringrejë Shqipërinë

Sali Berisha: Janë dashur tre vite të plota për programin. Kur pranova të rikthehesha, mora një vendim, nuk rikthehesha për pushtet, as pasuri, as luks. Këtë projekt e bëmë duke e ditur situatën e rrezikshme në të cilën gjendet Shqipëria.
Shqipëria sot po vuan pasojat e një pushtimi nga vjedhja që është bërë këtë 12 vjet. Jemi në kushtet e një pabarazie të madhe ekonomike. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar, çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë çmimin e jetës të pamundur në Shqipërisë.
Prandaj PD gërmoi në histori për të gjetur çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja pas luftrave e fatkeqësive, siç gjendet sot Shqipëria nga pushteti i narkodiktaturës. Ky projekt do të ringrejë Shqipërinë nga pasojat që solli Rilindja 12 vite, por këtu nuk do bie dakord me ata që thonë se politika është arti i të mundshmes, ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën.