Projektligji për amnistinë, përfitojnë rreth 570 të dënuar! Pushohen çështjet për dënime deri në 2 vjet
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për amnistinë. Sipas këtij projektligji përfitojnë diku rreth 570 persona të dënuar.
Ndërkohë që pushon ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.
Gjithashtu përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt, ndërsa femrat dhe të miturit përfitojnë 1.5 vite. Ata që nuk përfitojnë nga amnistia janë të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje si dhe subjektet e SPAK.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi dhe parimet e ligjit
- Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale, tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.
- Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga:
- a) parimi i humanizmit;
- b) arritjae qëllimit të dënimit;
- c) rrezikshmëriae ulët e personave që amnistohen;
ç) edukimi dhe rehabilitimi;
- d) mbrojtjae interesit publik;
- dh) dhëniae mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra;
- e) rritja e efiçencës në sistemin e drejtësisë;
ë) mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- “I dënuar” konsiderohet:
- personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që, brenda afatit ligjor, nuk është bërë ankim në gjykatat përkatëse të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 30.06.2023;
- personi i dënuar deri në datën 30.06.2023 nga gjykatat apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykata e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
- personi i dënuar deri në datën 30.06.2023kur Gjykata e Lartë, ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë si dhepersoni i dënuar nga Gjykata e Lartë, kur kjo gjykatë ka vendosur ndryshimin e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë, deri në datën 30.06.2023;
- “Person që i është shmangur drejtësisë” është personi i fshehur, i arratisur ose i ikur, i cili, megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet procedimit penal, zbatimit të masave të sigurimit ose ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të dënimit.
Neni 3
Kriteret për përfitimin e amnistisë
- Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:
- personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
- personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
- personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
- personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.
- personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
- personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65 vjeç.
- personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
- Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet:
- 1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të miturve;
- 1 vit për personat e dënuar, burra.
Neni 4
Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë
- Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave a, c, dhe f, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar, për:
- krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75, të Kodit Penal;
- krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 80, 81, 82, 83, 83/a, 83/b e 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak;
- vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 93, 96 e 99, të Kodit Penal;
- krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenin 109, 109/a, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet 119, 120, 121, 121/a, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, nenin 124/a, në paragrafët e dytë e të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a,128/b, 129 e 130/a, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në paragrafin e dytë të nenit 160, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 180 e në nenin 181/a, të Kodit Penal, si dhe në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak;
- vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara nëparagrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytëtënenit 188, në nenet190, 191, 192, në paragrafin e dytë të nenit 192/b, të Kodit Penal;
- veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët të tretë dhe të katërt të nenit 199/a dhe nenin 199/b të Kodit Penal;
- vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafi i dytë, tretë, katërt dhe i pestë i nenit 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;
- krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;
- krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228, të Kodit Penal;
- vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, , 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;
- krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, 2, paragrafin e dytëtë nenit 247, 248, 248/a, 250, 252, 253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 268, 270, 271, në paragrafët e parë, të dytë, të gjashtë, të shtatëdhe të tetëtë nenit 278, në nenin 278/a, 278/b , në paragrafin e dytë 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenin 282/a, 282/b, 282/c,283, 283/a,284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, paragrafit të dytëtë nenit 289, në paragrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c,293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë,të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafët katër dhe pesë të nenit 298, nenin 299, të Kodit Penal, dhe në nenin 70, të Kodit Penal Ushtarak;
- vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, në nenet 314, 316, 317, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, paragrafi i dytë i nenit 323, 324, paragrafi i dytë i nenit 324/atë Kodit Penal;
- vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a, të Kodit Penal;
- vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
- Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave b, d, e dhe g, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:
- krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal;
- krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c,81, dhe83/b të Kodit Penal;
- vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88 dhe 89/a dhe 93 të Kodit Penal;
- krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 105, 106, 107/a 108 dhe paragrafin e dytë të nenit 108/a të Kodit Penal;
- vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b, 109/c, paragrafi i dytë i nenit 110, 110/a,110/b, 110/c, dhe 111të Kodit Penal;
- vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet,121, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafit të dytë të nenit 124, të nenit 124/a paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a dhe 128/b, të nenit 129 të Kodit Penal;
- vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, paragrafi i dytë i nenit 137/a, paragrafin e dytë të nenit 138, nenet 139, 140, 141, 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155 dhe në paragrafin e dytë të nenit 159, të neneve 164/a, 164/b, 175, të paragrafit dytë dhe të tretëtë nenit 180, 181/atë Kodit Penal;
- vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytëtënenit 188, në nenet 190, 191 dhe 192, në paragrafin e dytë të nenit 192/b, të Kodit Penal;
- vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafi i dytë, tretë, katërt dhe i pestë i nenit 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;
- krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;
- krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228, të Kodit Penal;
- vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;
- krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 243, 244, 244/a, 245, 248, 248/a, 250,253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267,268, në paragrafët e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenin 278/a, 278/b, në paragrafin e dytë 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenin 282/a, 282/b, 282/c,283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, paragrafit të dytë të nenit 289, në paragrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, paragrafin e dytë të nenit 292 në nenet 293/a, 293/b, 293/c,293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë,të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, paragrafi i katërt dhe pestëi nenit 298, neni 299, të Kodit Penal, dhe në nenin 70, të Kodit Penal Ushtarak
- vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, në nenet 314, 316, 317, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, paragrafi i dytë i nenit 323, nenin 324 dheparagrafi i dytë i nenit 324/a, të Kodit Penal;
- vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a, të Kodit Penal;
- vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
- Pavarësisht nga parashikimete pikës 2, të nenit 3, nuk përfitojnë zbritje të dënimit:
- personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b, 79/c, te Kodit Penal;
- personat e dënuar me burgim të përjetshëm;
- personat e dënuar sipas parashikimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
- Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 2, të këtij ligji.
Neni 5
Kushtet për dhënien e amnistisë nga ndjekja penale
- Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.06.2023 për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga nenit 96, paragrafi i parë i nenit 117, nenet 119, 119/a, 119/b, 120, 121, 122, paragrafi i parë i nenit 124/b, paragrafi i parë i nenit 191, neni 192, paragrafi i parë i nenit 236, paragrafi i parëi nenit 238, paragrafi i parë i nenit 244, paragrafi i parë dhe i tretëi nenit 245/1, paragrafi i parë i nenit 257/a, neni 269,neni 271, dhe paragrafi i parë i nenit 288/a të Kodit Penal.
- Nuk përfitojnë nga ky nen personat të cilët i janë shmangur ndjekjes penale.
- Nuk përfitojnë nga ky nen subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare tëtë zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik” si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të shkronjës “c” dhe “ç”, të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
Neni 6
Të drejtat civile në procesin penal
Nga zbatimi i këtij ligji nuk cenohen të drejtat civile në procesin penal dhe as shpenzimet gjyqësore të kryera gjatë gjykimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 7
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
LINDITA NIKOLLA