AKTUALITET

Prokurorët në shënjestrën e vrasësve, Hoxha: I kanë kërcënuar familjet, gjyqtarja e Fierit është mbajtur për këmbësh


I penduari i drejtësisë Artan Tafani “tronditi” nga themelet sigurinë e prokurorëve dhe avokatëve. Ai rrëfeu se edhe njerëzit e drejtësisë kanë qenë në rethin e kuq të Laert Haxhiut.  Tafani zbuloi se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK, ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi si dhe avokati Adriatik Doga ishin në shënjestër të grupit të Haxhiut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lidhur me këto deklarata të bëra së fundmi nga Tafani, gazetari Artan Hoxha ka thënë se ka raste të tjera ku punonjësit e drejtësisë janë kërcënuar. Madje, sipas gazetarit ka patur dhe raste ku prokurorët i janë dorëzuar presionit pasi i janë kërcënuar familjarët e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndër të tjera, gazetari Hoxha ka përmendur edhe rastin e një gjyqtareje në Fier e cila është kërcënuar dhe është mbajtur për këmbësh.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Raste të tjera që punonjësi i drejtësisë është kërcënuar ka plot. Madje ka patur raste kur prokurorët janë dorëzuar presionit. Nuk kanë patur mundësi ti qëndrojnë presion që i është bërë ndaj tyre sepse janë kërcënaur familjarë të tyre. Mbaj mend një rast në Fier kur gjyqtarja është mbajtur për këmbësh atje. Ka shumë vite. Ajo që del nga gjithë ky parashtrim është fakti se për herë të parë ne arrijmë nese në grupe të tjera kemi parë që njerëezit e drejtësisë janë blerë, në rastin konkret prokurorët që nuk janë korruptuar është menduar për ti goditur fizikisht. Kjo gjë deri më tani ka qenë në fazën e gjërave të dyshuara por nuk e dinim që egzistonte”, tha Hoxha teksa më tej theskoi se tani ka ardhur rasti që vrasësit me pagesë po flasin dhe ka uruar që njëri nga këta të tregojë dhe të nxjerrë vrasjen e prokurorit Skerdilajd Konomit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndonëse kanë kaluar shumë vite, vrasja e tij ende është pa autor.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button