KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria dërgoi çështjen për gjykim, dy autorët e ekz*kutimit të Egli Progës dalin para gjykatës

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e gjykatës së Korçës, të shoqëruar nga forcat e policisë. Seanca nisi në orën 09:00.

Pas dy vitesh, Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për pesë persona. Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes.

Reklama në FieriWeb - “”

Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, të lënë në “detyrim paraqitje” akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Leonidha Guçe fillimisht u hetua vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Proga u dhunua brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas u godit kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button