KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë mjekësore, humbi jetën një e sapolindur

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni”, shtetasit E.V. dhe A.H., të akuzuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e procedimit penal nr. 6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga aktet hetimore dhe ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e të sapolindurës është shkaktuar nga dëmtime të rënda gjatë lindjes, si pasojë e përdorimit të forcepsit, mjet që zakonisht përdoret në raste lindjesh të vështira.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik nuk kanë qenë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e mjekëve. Sipas ekspertëve, nëse lindja do të ishte kryer me seksio cezarian (operacion cezarian), siç ishte planifikuar paraprakisht, përdorimi i forcepsit do të ishte shmangur dhe jeta e foshnjës mund të ishte shpëtuar.

Reklama në FieriWeb

Prokuroria thekson se mosveprimi i të pandehurve — mjekes që ka ndjekur shtatzëninë dhe mjekut roje të gatshëm — në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, ka qenë faktori vendimtar që çoi në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes dhe në humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

Related Articles

Back to top button