KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria Fier dërgon në gjyq, efektivin e “Shqiponjave” akuzohet se përdorte të mitur për shitje lëndësh narkotikësh

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Brian Dëma, punonjës policie i Njësisë së Posaçme “Shqiponja”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shtytja e të miturit në krim”, të parashikuara nga nenet 283/1, 248 dhe 129 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 380 të vitit 2024, rezultoi se efektivi i policisë, me qëllim shitjen e lëndës narkotike, kishte ndërmarrë veprime për të rekrutuar nxënësin me inicialet E.H., përdorues i lëndëve narkotike, me probleme familjare dhe në vështirësi ekonomike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas Prokurorisë, duke njohur varësinë e të miturit dhe duke përfituar nga detyra si punonjës i “Shqiponjave”, i pandehuri fillimisht e kishte afruar atë për t’i dhënë informacione policore, ndërsa qëllimi kryesor ishte përdorimi i tij për shitjen e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb

Organi i akuzës thekson se nga hetimi proaktiv rezultoi se ai, me veprime aktive dhe të kryera me dashje, ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke cenuar interesat e shtetit, rendin publik dhe të miturin.

Në përfundim të hetimeve, çështja është dërguar për shqyrtim në gjykatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button