KRONIKËSTAR CHANNEL

PROKURORIA FIER DËRGON PËR GJYKIM KATËR PERSONA PËR VEPRIMTARI TË PALIGJSHME NË FUSHËN E LOJRAVE TË FATIT

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit G.M., E.D., A.E. dhe A.C. për veprat penale  “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuara nga nenet 197, 198, 248, 259 i Kodit Penal. 
Nga hetimi i kryer në kuadër të procedimit penal nr.385, u provua se shtetasit G.M, E.D, A.E dhe A.C, pronarë të disa subjekteve Bar-kafe në qytetin e Mallakastrës, ushtronin nëpërmjet telefonit veprimatrinë e paligjshme të lojërave të fatit. Ndaj tyre u ngrit akuza e “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, e kryer në bashkëpunim, me persona të tjerë parashikuar nga neni 197/1-25 të Kodit Penal. Po ashtu u provua njëkohësisht se shtetasi G.M., ka konsumuar veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, pg.3 i Kodit Penal, pasi në banesë i është gjetur një sasi municioni. 

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇


Prokuroria vlerësoi se ndaj personave të mësipërm ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për dërgimin e çështjes për gjykim. Ndërkohë, nga hetimet janë përftuar të dhëna dhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari, për të cilët është e nevojshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim evidentimin e personave ende të pa identifikuar. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet aktiviteteve në fushën e lojrave të fatit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button