KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve

Tiranë- Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, e dënuar për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro cash, një apartament dhe një garazh

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Gjithashtu në vendimin e konfiskimit përfshihen edhe pasuritë e bashkëshortit të saj.

Kërkesa ishte bërë nga organi i akuzës në Gjykatën e Tiranës.

Ndaj tyre ishte kryer hetimi për “refuzim të deklarimit, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Janë sekuestruar një apartament 85 metra katrorë dhe një garazh, me vendndodhje në Tiranë. Gjithashtu shuma monetare 368 mijë lekë, 15600 dollarë dhe 462 mijë euro.

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjykata e Apelit ka lënë më 3 Tetor 2024 në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin, pastruesen dhe djalin e kësaj të fundit. Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi, u shpallën fajtorë ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim.

Vendimi përcakton se Alda Klosi dënohet me vendim të formës së prerë me 1 vit e 8 muaj burgim, duke ia rrëzuar ankimimin e bërë. Klosi e ka vuajtur dënimin dhe u lirua në muajin Maj 2024, teksa çështja e saj nisi prej vitit 2023, kurse denoncimi u bë në vitin 2022. Me 4 vite dhe 8 muaj burgim u dënua pastruesja Dobi dhe me 3 vite dhe 4 muaj i biri i saj, Havieri.

Klosi u hetua nga Prokuroria edhe për pastrim parash dhe çështjen e pasurive që i janë zbuluar, teksa u kërkua më 12 prill 2024 dhe sot u miratua konfiskimi i tre pasurive.

Njoftimi i Prokurorisë:

“Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfiskohen pasuritë e shtetases Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetases Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’ parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. 

Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror Alda Klosi e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar Alda Klosi.

Sa më sipër, si dhe në mbështetje të neneve 3, 5, 7, 12/b, 14, 15 deri në 22, 23, 24, 28-38 e vijues, të Ligjit nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 302 të Kodit të Procedurës Civile, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikan, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

– Apartament me siperfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit Alda Klosi.; dhe

-Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit Alda Klosi”

Related Articles

Back to top button