KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria publikon detajet për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka publikuar detaje të reja nga hetimet për vrasjen e turistit portugez L.M., ngjarje e ndodhur më 18 gusht në Ksamil.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Sarandës, me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masat e sigurisë për personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

S.V. do të qëndrojë në masën “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” të kryer në bashkëpunim. Në burg janë lënë edhe dy shtetasit turq, E.P. dhe N.M., të dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ndërkohë, tre persona të tjerë, I.C., E.B. dhe S.S., janë lënë në “arrest në burg” me afat 45 ditë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për pesë persona të tjerë, gjykata ka vendosur masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithashtu për “Moskallëzim të krimit”.

Sipas Prokurorisë, viktima ndodhej së bashku me grupin e tij shoqëror në lokalin “Principote” në Ksamil. Pas një konflikti të çastit, në orët e para të mëngjesit, ai dyshohet se u godit me një mjet prerës nga S.V., plagë që rezultuan fatale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas ngjarjes, i dyshuari kryesor dyshohet se u largua nga vendi me ndihmën e dy shtetasve turq. Ai u kap më pas në bagazhin e automjetit të drejtuar nga shtetasja turke E.P., në afërsi të aksit rrugor Levan-Fier, pas veprimeve të përbashkëta të Prokurorisë Sarandë dhe policisë së Sarandës e Fierit.

Prokuroria Sarandë njofton se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button