KRONIKË

Pronari i makinës së djegur në Vlorë: S’e di pse ma bënë, unë punoj në ndërtim


Tre makina u përfshirë nga flakët në orët e para të së martës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas burimeve, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, tha ai për mediat.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dyshohet se zjarri i është vendosur  Ford-it me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një Ford që është djegur pjesërisht dhe një “Volkswagen”, e djegur plotësisht.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për të ikur.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button