AKTUALITETSTAR CHANNEL

Protesta e banorëve të Patos-Marinëzës nis me tensione – Banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Ashtu siç e kishin paralajmëruar dy ditë më parë, banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz kanë përshkallëzuar protestën e tyre ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Mëngjesin e sotëm, protesta ka nisur me tensione, pasi një grup banorësh janë futur me forcë në një prej ambienteve të kompanisë, i cili përdoret për përpunimin dhe hollimin e naftës.

Reklama në FieriWeb - “”
VIDEO

Protestuesit u kanë kërkuar punonjësve të kompanisë të largohen nga ambientet, ndërsa kanë shprehur indinjatën e tyre për mosrespektimin, sipas tyre, të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e lidhura për përdorimin e tokave të tyre.

Banorët pretendojnë se prej 8 muajsh nuk kanë marrë pagesat që u takojnë për tokat e dhëna me qira kompanisë. Sipas tyre, këto prona përbëjnë burimin kryesor, madje në disa raste të vetmin burim të të ardhurave për familjet e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ata kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve financiare. Në të kundërt, kërkesa e tyre është që tokat t’u rikthehen në gjendjen e mëparshme, në mënyrë që të mund t’i përdorin sërish për aktivitet bujqësor.

Protesta e zhvilluar sot është mbyllur pas tensioneve në ambientet e kompanisë, por banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të aksionit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tyre, që nga dita e nesërme protesta do të zhvendoset në pronat e secilit prej banorëve, ku ata deklarojnë se nuk do të lejojnë vijimin e aktivitetit të kompanisë në tokat e tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Situata pritet të vijojë të jetë e tensionuar në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje për detyrimet që pretendojnë se u kanë mbetur pa u shlyer.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button