AKTUALITET
Protesta, policia shpall në kërkim ish-komandantin e FNSH-së Shkodër
Pas hedhjes së molotovit në protestën e ditës së djeshme të opozitës, policia arrestoi një person dhe shpalli në kërkim 9 persona të tjerë, ndërsa procedoi penalisht edhe 3 të mitur.
Një nga personat e shpallur në kërkim është edhe ish-komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Hivzi Bushati.
Kujtojmë që nga hedhja e molotovëve, 10 efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa edhe një protestues mbeti i dëmtuar rëndë, pasi një efektiv shtyu molotovin drejt tij.
Gjithashtu edhe dy tubues të tjerë morën ndihmë mjekësore.