POLITIKËSTAR CHANNEL

PS çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e brendshme, Asamble Kombëtare në Durrës më 21 mars

Ditën e shtunë, më 21 mars, nga ora 10:00 deri në 15:00, Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në Durrës, duke shënuar çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në çdo organizatë të saj vendore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa në këtë takim pritet të flasin edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Viti 2026 është një vit zgjedhor brenda strukturave të PS-së, në përputhje me statutin e saj, i cili parashikon rinovimin e organizatave lokale çdo dy vjet. Procesi do të nisë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe më pas do të vijojë me përzgjedhjen e forumeve lokale në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky proces do të përfshijë të gjitha strukturat dhe të zgjedhurit e Partisë Socialiste, duke u shtrirë në çdo qelizë të saj. Ndërkohë, zgjedhjet për forumet drejtuese qendrore, si Kongresi, Asambleja apo Kryesia, nuk janë pjesë e këtij cikli.

Reklama në FieriWeb

Fushata për zgjedhjet e brendshme pritet të përmbyllet më 12 qershor, datë që përkon edhe me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se hapja e kësaj fushate u paralajmërua nga kryeministri më 3 mars, gjatë një mbledhjeje ku ai theksoi nevojën për një dialog më të thelluar me bazën.

Tre ishin porositë kryesore të Edi Rama për strukturat socialiste:

  • Shtrirja e dialogut me bazën dhe fokus i shtuar në bashki të caktuara
  • Forcimi i bashkëpunimit me anëtarësinë
  • Përgatitja për pasojat ekonomike të mundshme nga zhvillimet në Lindjen e Mesme

Ky proces konsiderohet një test i rëndësishëm për organizimin dhe mobilizimin e PS-së në nivel lokal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button