POLITIKËSTAR CHANNEL

PS e Fierit ruan mandatin e 12-të – Përfundon numërimi i votave të diasporës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit, duke konfirmuar ndarjen përfundimtare të mandateve. Partia Socialiste ka arritur të ruajë mandatin e 12-të, duke siguruar shumicën absolute në këtë qark.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas rezultateve zyrtare, PS ka marrë 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka përfituar 4 mandate. Ndërkohë, koalicioni “Shqipëria Bëhet”, edhe pse shfaqi një rezultat të konsiderueshëm, nuk arriti të fitojë mandat në këtë qark.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fitorja e mandateve nga PS është pritur me festime në selinë lokale të partisë në Fier, ku përfaqësues të saj e kanë cilësuar këtë rezultat si një konfirmim të mbështetjes së qytetarëve për vazhdimësinë e qeverisjes dhe projektet zhvillimore në qark.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button