KRONIKË

“Pse heshtni?”/ Motra e Samir Sulës protestë para ministrisë së Drejtësisë: Ku është zemra e tim vëllai? Këtu bëhet fjalë për trafik organesh


Motra e Saimir Sulës, trupi i të cilit u kthye nga Barcelona në Shqipëri pa organin e zemrës  ka dalë sërish në protestë para ministrisë së drejtësisë, ku kërkon nga drejtësia të hetojë mbi rastin e vdekjes së tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo thotë se përse nuk hetohet mungesa e zemrës së tij nga trupi i ardhur nga Spanja, duke ngritur akuza se bëhet fjalë për trafik organesh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. Nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button