AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ
PUBLIKU KA VENDOSUR/ Juli finalisti i dytë, Graciano largohet nga shtëpia.
Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP.
Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale së bashku me Romeo Veshajn.
“Faleminderit publikut, faleminderit të gjithëve, zemrat e mia faleminderit, ju dua shumë, faleminderit”-ishin fjalët e Julit pas shpalljes finalist.
Graciano Tagani ka lënë përfundimisht garën, vetëm pak ditë larg finales së madhe të 25 majiit.
Graciano e lë për herë të dytë shtëpinë e BBV, pas debateve të shumta që pati me gjithë banorët dhe ‘trazoi’ ujërat.
Të shtunën është gjysmëfinalja, ndërsa më 25 maj pritet finalja e madhe ku deri më tani, dy finalistë janë shpallur Romeo Veshaj dhe Jul Deda.