BOTARAJONISTAR CHANNEL
Punonjësit e mediave grevë njëditore në Greqi: Kërkojmë rritje pagash

Punonjësit e medias në Greqi po mbajnë një grevë duke kërkuar rinovim të kontratave të punës dhe kushte më të mira ekonomike.
Sipas raportimeve është ndërprerë publikimi i lajmeve në vend për një ditë.
Buletinet e lajmeve në radio dhe televizione u anuluan, ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve.
Për shkak të grevës, nesër në vend nuk do të dalin gazetat. Greva filloi në orën 05:00 me kohën lokale, ndërsa do të përfundojë nesër në orën 05:00.