Punonjësit e ujësjellësit Vlorë në protestë: Na kanë bërë presion të mos dalim, por ne duam të marrim hakun që na takon
Një grup punonjësish të ujësjellësit të Vlorës janë ngritur në protestë sërisht. Ata kanë bojkotuar punën, ku kërkojnë kushte më të mira në punën e tyre dhe trajtim të drejtë.
Pjesë e protestës kanë qenë punëtorë të pozicioneve të ndryshme, si faturistë, inspektorë dhe hidraulikë, të cilët e kanë shprehur shqetësimin e tyre për abuzimet dhe vështirësitë që përballen çdo ditë në vendin e punës.
Sipas tyre, ata po detyrohen që të punojnë edhe gjatë fundjavave, duke shkelur në këtë mënyrë Kodin e Punës, pasi nuk kanë ditë pushimi.
Sot janë bashkuar dhe punonjës të tjerë të kanalizimeve, që do te protestojnë.
Fjala e qytetarëve:
“Nuk na e japin rrogën taman siç është për tu dhënë, nuk na paguajnë as orët që rrijmë jashtë orari duke na bërë presion psikologik.
Po nuk dolët natën të punoni, nuk ju japi më rrogën, -na kanë thënë.
Na kanë thënë se do na heqin nga puna, nëse dilni në protestë
Të na japin paratë e hakun tonë, aq kërkojmë
I bëjmë vetë edhe mjetet e punës, lopatat i kemi krijuar vetë pasi nuk na japin as mjete pune
Zhytemi në baltë, nuk kemi uniforma”.