Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçari nuk u pagua për punën, djemtë e pronarit e bënë për spital dhe fshehën kamerat

Parandalohet një ngjarje që mund të kishte marrë një kthesë tragjike në Kavajë. Një 47- vjeçar u arrestua pasi u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.
Sipas uniformave blu, në pranga përfundoi Melison Nela, i cili po shkonte i armatosur për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij.
Ky i fundit, Genti Nela punonte kamarier në zonën e Malit të Robit në Golem. 18 vjeçari nuk ishte paguar për punën e bërë. Për më tepër djemtë e pronarit, Florian dhe Arbër Habilaj, 28 dhe 36 vjeç, bashkë me shokun e tyre Ernold Dragotin 20 vjeç e kishin dhunuar të riun.
Djali i vogël i pronarit dhe miku i tij përfunduan pas hekurave për dhunim personi, ndërsa vëllai i tij i madh u shpall në kërkim.
I proceduar në gjendje të lirë përfundoi edhe dhëndri i familjes. Për dhunimin e 18 vjeçarit policia zbuloi se ata kishin pastruar vendngjarjen dhe kishin ndërhyre në kamerat e sigurisë së biznesit.
I riu ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve për të marrë trajtimin e nevojshëm.




