KRONIKËSTAR CHANNEL

Pylos/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar, sulmoi berberin me shkop metalik dhe i dëmtoi makinën

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një berber dhe i ka dëmtuar automjetin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit. Fillimisht, i riu ishte paraqitur si klient në një berberhane, ku ishte qethur nga pronari i saj, një 51-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më pas, për arsye ende të paqarta, 25-vjeçari është rikthyer në ambientet e berberhanes i pajisur me një shkop metalik të palosshëm. Autoritetet bëjnë me dije se ai fillimisht ka ofenduar verbalisht berberin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Po ashtu, i riu dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të 51-vjeçarit. Policia greke ka ndërhyrë duke arrestuar autorin, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihen akuza për dhunë dhe shkatërrim prone.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button