KRONIKËSTAR CHANNEL

Qëlloi me aut*matik për të kërcënuar të vëllain pasi i dh*noi vajzën, arrestohet 61-vjeçari me precedentë

Policia ka arrestuar një 61-vjeçari i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi i dhunoi të bijën.

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.

Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button