AKTUALITET

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin/ “Asnjë nuk do të mund të largohet!” Rama për “La Repubblica”: Ajo që ndodh brenda kampeve nuk na shqetëson


Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia, në zonën e Lezhës, pritet të jenë funksionale në ditët në vazhdim. Në këtë atmosferë “pritjeje”, kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për “La Republica” thotë se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rama shton se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihen nga Italia. Sipas Ramës, ajo që ndodh brenda nuk e shqetëson, pasi është përgjegjësi e palës italiane.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, thotë Rama.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Veç kësaj mediat italiane i kanë dedikuar artikuj të shumtë kësaj çështjeje gjatë kësaj jave duke paralajmëruar dhe hapjen e qendrave të pritjes së emigrantëve. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se këto të fundit kanë mure rrethuese, kamera përgjatë perimetrit, një pajisje sigurie brenda, ku zbatohet juridiksioni italian dhe forcat e policisë italiane do të garantojnë rendin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas tyre, do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda 4 javësh. Gjithashtu shtohet se janë planifikuar lidhje me videokonferencë me gjykatën e Romës për seancat e vlerësimit të paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button