POLITIKËSTAR CHANNEL

Qëndrimi politikisht korrekt i Armando Subashit, kryebashkiak në Fier

Nga Gazetari, Vladimir Muçaj:

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Qëndrimi politikisht korrekt i Armando Subashit, kryebashkiak në Fier

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Roli që ka një bashki e madhe siç është Fieri dhe drejtuesi i një bashkie të tillë pa mëdyshje duhet thënë që ka peshë politike. Roli dhe pesha merr dimension sipas meje edhe gjatë një fushate politike zgjedhore. Fushata të tilla zgjedhore shpesh karakterizohen nga intensiteti i garës, ku aktorët politikë përpiqen të spikasin mes kundërshtarëve dhe madje ndonjëherë krijohen ndasi të thella që mund të dëmtojnë procesin demokratik. Megjithatë, rasti i Armando Subashit në Fier dallohet për një qasje ndryshe, një qasje që reflekton vlerat e një shtetari të vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Duke mos u përshirë drejtpërdrejt në fushatë personale apo të promovojë emra të veçantë, Subashi ka ruajtur një pozicion politikisht korrekt, duke mos cenuar kushtet e barabarta të garës. Ky qëndrim jo vetëm që forcon ndjesinë e paanësisë brenda strukturave të Partisë Socialiste, por gjithashtu jep një mesazh të fuqishëm për kulturën politike në përgjithësi.

Angazhimi i tij ka qenë i përqendruar në arritjen e objektivit madhor të partisë së tij: Sigurimin e 10 mandateve për qarkun e Fierit. Një qasje e tillë reflekton një strategji politike të mençur dhe një përkushtim ndaj së mirës së përbashkët, duke vendosur interesin e përgjithshëm mbi favorizimin e individëve të veçantë.

Në çdo proces elektoral, është e rëndësishme të kujtojmë se logoja e Partisë Socialiste qëndron mbi të gjithë dhe se e mira e përbashkët ngrihet përtej çdo interesi personal. Armando Subashi e ka dëshmuar këtë parim me sjelljen dhe vendimet e tij, duke i dhënë përparësi unitetit dhe fuqizimit të strukturave politike mbi preferencat personale. Vetëm duke ruajtur këtë qasje, një forcë politike mund të sigurojë stabilitet dhe fitore të qëndrueshme në kohë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ky qëndrim meriton respektin jo vetëm nga kandidatët brenda Partisë Socialiste, por edhe nga kundërshtarët politikë dhe qytetarët si një qasje normale në fushatë. Të qenit neutral në zgjedhjen mes kandidatëve të forcës së tij politike, pa ushtruar ndikim personal, tregon integritet dhe ndërgjegje institucionale.

Subashi ka treguar se politika mund të bëhet me etikë, korrektesë dhe paanësi. Kjo qasje jo vetëm që garanton një garë të ndershme, por gjithashtu rrit kohezionin brenda Partisë Socialiste, duke motivuar të gjithë kandidatët që të japin më të mirën e tyre për fitoren e përbashkët.

Në këtë mënyrë, ai ka dhënë një shembull për tu admiruar,  qartazi sjellje  të një lideri që prioritizon suksesin kolektiv mbi interesat personale dhe që ruan balancën e duhur mes lidershipit politik dhe respektit për demokracinë e brendshme të partisë duke garantuar kushte te barabarta gare në mesin e atyre që garojnë për Partinë Socialiste në Fier. E mora shembull Fierit në analizën time duke vëzhguar nga afer e nga distanca sipas rastit shumë detaje të kësaj fushate zgjedhore parlamentare në Fier dhe jo vetëm…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button