EKONOMI

Qeveria 3.3 mld leke per fermeret, ndryshon skema kombetare e financimit


Brenda këtij muaj Këshilli i Ministrave do miratojë Skema Kombëtare për mbështetjen e fermerëve për këtë vit, e cila siç është parashikuar në buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë lekë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime nga Ministria pohojnë se skema e re për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, do të vijë me ndryshime, pasi do të synohet rritja e numrit të përfituesve. (Në skemë përfshihen mbështetja e blegtorëve, bletarëve, nafta pa taksa, financimi i peshkimit apo mbështetja me fara e fidanë të bujqve).

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një pikë kyçe, do të jetë bashkimi i fermerëve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar. Gjatë takimeve në terren ministrja Anila Denaj ju ka kërkuar blegtorëve që të bashkohen që të rrisin fitimet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor” është shprehur ministrja Anila Denaj gjatë takimeve me fermerët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në rastin konkret, marrin subvencion ata blegtorë që kanë mbi 10 krerë lopë në vlerën 10 mijë lekë, dhe marrin 1200 lekë për çdo krerë dele apo dhi të gjitha ata blegtorë që kanë tufa me mbi 100 krerë.

Ndërkohë që po diskutohet që edhe pjesa tjetër që kanë më pak bagëti se këto shifra të përfitojnë përmes bashkimit të tufave. E njëjta kërkesë është bërë edhe për bashkimin e fermerëve që kanë sipërfaqe të vogla toke, në mënyrë që të përfitojnë nga skemat mbështetëse të qeverisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Bashkimi i operatorëve është një mundësi fantastike për fermerët në kultivimin e të njëjtës kulturë, ndjekjen e protokolleve me të njëjtin standard dhe për procese të caktuara si blerja e inputeve bujqësore dhe gjetja e tregjeve.

Me politikat tona mbështetëse, veçanërisht përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, do u japim përparësi fermerëve që aplikojnë duke u bashkuar, me objektivin për të fuqizuar bashkëpunimin dhe pozicionin e tyre në tregjet vendase e të huaja”, shprehet Denaj gjatë një takimi me fermerët në Dropull.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 është planifikuar në vlerën 14.1 miliardë lekë, ndërsa nga Skema Kombëtare numri i përfituesve pritet të jetë rreth 33 mijë.

Në kushtet kur edhe financimi nga bankat për sektorin e bujqësisë është i cunguar, Skema Kombëtare dhe dhënia e naftës pa taksa janë mbështetja kryesore që marrin fermerët.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit të kaluar bankat kanë dhënë për një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit vetëm 2.7 miliardë lekë, ose rreth 0.9% e totalit të huasë së re të dhënë për gjithë ekonominë përgjatë vitit të kaluar.

Deri më tani mungojnë edhe fondet nga IPARD, pas pezullimit që i është bërë këtij programi në vitin e kaluar

Related Articles

Back to top button