AKTUALITETPOLITIKË

Qeveria në Dajt për mandatin e katërt, Kryeministri Rama mbi 8 orë mbledhje me kabinetin dhe Grupin e PS


Në prag të sezonit të ri politik, e diela e një shtatorit mblodhi në vilën qeveritare në Dajt anëtarë të kabinetit të qeverisë, të grupit parlamentar socialist si drejtues të institucioneve të varësisë në një takim që zgjati për më shumë se tetë orë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përballë kryeministrit Rama ministrat  dhe drejtues politikë të qarqeve kanë raportuar për punën e tyre deri në fund të muajit gusht. Takimi maratonë u zhvillua me dyer të mbyllura, por nga burime brenda mbledhjes mësohet se ishin disa çështje që u diskutuan të ndarë në 4 blloqe kryesore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe fitorja e thellë për një mandat të katër ka patur fokus kryesor krahas strategjive dhe objektivat të qeverisë për mandatin e katërt. Burime po ashtu thonë se në këtë takim nuk është folur për lëvizje të drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Por, të tjera çështje me rëndësi te diskutuara në mbledhje ishin dhe ato sociale, të rendit dhe sigurisë. Diskutimet me përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritarë krahas zgjedhjeve të pranverës janë përqendruar edhe në reformat për procesin e integrimit dhe politikën e jashtme, pak javë përpara mbledhjes së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për çeljen e negociatave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fjalë për integrimin dhe antikorrupsionin kanë mbajtur kryenogociatorja Majlinda Dhuka dhe kryetari i komisionit “antikorrupsion” Fatmir Xhafaj, te cilet kane prezantuar objektivat për hapat konkretë të kapitujve të tjerë për hyrjen ne Bashkimin Europian.

Mbledhja e qeverisë i paraprin  Asamblesë së Partisë socialiste që do të mbahet në Durrës ku do të zgjidhet kryesia e re e partisë, anëtarët e të cilës do të jenë edhe të dërguarit politikë në dymbëdhjetë qarqet e vendit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Një muaj më parë socialistët mbajtën kongresin ndërsa u votuan edhe anëtarët e rinj të asamblesë, ku u vu re një pjesëmarrje masive e të rinjve duke rienergjizuar Partinë Socialiste.

Related Articles

Back to top button