BOTASTAR CHANNEL

Qeveritë nisin kursimin për naftën/ Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën, agjencia ndërkombëtare apel për më pak udhëtime

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit gjithnjë e më shumë shqetësimin në botë, me shtrenjtimin e çmimit të naftës. Pasojat po ndihen në mbarë botën, me çmimin ndërkombëtar të naftës bruto Brent, që vijon të jetë mbi 100 dollarë për fuçi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kjo ka detyruar shumë vende të marrin masa për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, që po prek konsumatorët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një ditë pasi Italia vendosi të ndërhyjë dhe të ulë me rreth 25 cent për litër çmimin e naftës, një lëvizje e tillë u reflektua edhe nga Spanja. Qeveria spanjolle miratoi të premten një paketë me 80 masa, me një shumë prej 5 miliardë eurosh, për të mbrojtur ekonominë nga lufta në Iran.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Paketa parashikon ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, pezullimin e taksës së veçantë mbi hidrokarburet, si dhe heqjen e taksës 5% mbi konsumimin e energjisë elektrike.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, vendimi për ndërhyrje u mor të premten edhe nga Serbia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi uljen me 40% të akcizës në produktet e naftës, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa. Vuçiç i quajti masat “të dhimbshme për shtetin”, por tha se qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar, pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.

Në një kohë kur ndërhyrja po shqyrtohet edhe në shumë vende të tjera të botës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve, si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia dhe më pak fluturime

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button