Qindra besimtarë ortodoksë të Fierit marrin pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit
Qindra besimtarë ortodoksë në Fier morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes se zeze . Nje dite kreshme dhe lutjeje e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Nën tingujt liturgjike te bandes se qytetit, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit në disa rruge kryesore dhe qender te qytetit ,per tu kthyer me pas në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit.E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.
E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.