AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qytetarët 3 javë në protestë/ Lexohet lista me kërkesat drejtuar Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike e kufizim të ushtrimit të mandatit të kryeministrit

Tashmë prej më shumë se 3 javësh, qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe figurave që kanë dominuar skenën politike prej rreth 35 vitesh. Në ditën e 23, grumbullimi vijon të zhvillohet sipas të njëjtit itinerar, fillimisht te seshi ‘Skënderbej’ e më pas drejt kryeministrisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qytetarët me pankarta në duar flamuj, përsërisin thirrjet, ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ‘Rama jepe dorëheqjen’. Si indicie për zhvillimin e protestave, jo vetëm në Tiranë, shërbeu investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar në Zvërnec.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi organizator i protestës ka dalë me kërkesat e plota drejtuar qeverisë me në krye kryeministrit Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës. Në emër të grupit koordinues, duke dëgjuar propozimet e sovranit, dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe gjithë bashkëkombasit se kjo protestë kërkon:

Reklama në FieriWeb

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.

Theksojmë se këto ditë proteste nuk i kanë shpëtuar incidenteve. Reagimi i 4-t ka ardhur sot nga Asociacioni i Gazetarëve duke ngritur si shqetësim klimën e presionit dhe intimidimin ndaj gazetarëve që po raportojnë nga terreni. Vetëm për dje, organizata tha se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar sulme verbale, fyerje dhe tentativa për pengimin e punës së medias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button