AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qytetarët protestojnë para Kadastrës Fier për zvarritjet në pajisjen me certifikata pronësie

Fier – Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot pranë zyrave të Kadastrës Fier, duke shprehur revoltën e tyre për procedurat e zvarritura prej vitesh për pajisjen me certifikata pronësie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas protestuesve, pavarësisht aplikimeve dhe pagesave të taksave përkatëse, ata sorollaten nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat konkret. Një prej tyre deklaroi: “U bënë 30 vjet që pres! Të ardhurit janë pajisur me certifikatë pronësie, ndërsa unë ende jo.”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Qytetarët, të cilët presin para dyerve të institucionit për vite të tëra, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjë për të zgjidhur sa më shpejt këtë situatë, të cilën ata e cilësojnë të papranueshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button