Qytetari në Golem hedh mbetjet në rrugë në kulmin e sezonit veror, Rama: Ndotës i pacipë! Nuk mjafton 1 mln lekë gjobë por…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se duhen rritur ndëshkimet ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që ndotin ambientin.
Si rast konkret, ai ka publikuar videon e një qytetari në Golem që i hedh mbetjet në rrugë teksa është filmuar nga kalimtarët e çastit.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë përgëzon dhe inkurajon policinë duke i bërë thirrje që të mos ulë vigjilencën ndaj këtyre akteve.
Reagimi i Kryeministrit Rama:
1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm.
Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor.