KRONIKËSTAR CHANNEL

Ra nga tarraca e Azilit, ndërron jetë në Spitalin Memorial të Fierit 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë e moshuar e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, pasi u rrëzua nga tarraca e këtij institucioni mesditën e sotme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit, ku 72-vjeçarja Sheqere Zeko ka mbërritur pa shenja jete në pavionin e traumës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacionit paraprak, ajo ka pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë pas rënies nga një lartësi rreth 7 metra, ndërsa po sodiste natyrën në tarracë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fillimisht, 72-vjeçarja u transportua me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve dhe gjendja e saj u raportua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, rreth një orë më pas, gjendja shëndetësore u përkeqësua, duke bërë të nevojshëm transferimin drejt Spitalit Memorial të Fierit për trajtim më të specializuar.

Reklama në FieriWeb

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Fierit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button