AKTUALITET
Radha kilometrike në Hanin e Hotit, normalizohet situata pas komunikimit të ministrit Balla me zyrtarët malazezë
Një radhë e gjatë trafiku u krijua ditën e sotme në hyrje të pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke krijuar shqetësim për udhëtarët që prisnin të hynin në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i drejtoi një thirrje palës malazeze për lehtësimin e regjimit të kalimeve, ndërsa mësohet se ai ka pasur komunikim edhe me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç dhe homologun e tij Filip Axhiç.
Pas ndërhyrjes së ministrit Balla ka nisur edhe lehtësimi i procedurës në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit, gjë që pritet të normalizojë fluksin e krijuar.