POLITIKË
Rama dorëzon sot propozimin në Presidencë/ Shkarkimi i Bledi Çuçit dhe emërimi i Ballës ministër i Brendshëm, PS mbledh Grupin Parlamentar
Kryeministri Edi Rama do të dorëzojë sot në Presidencë propozimet tij për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës, ministër i ri i Punëve të Brendshme.
Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar të PS do të nisë rreth orës 10:00, ku në fokus do të jetë ngjarja e rëndë në Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja, vëllai dhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinj të fisit Maja.
Por gjithashtu pritet të zbulojmë nëse do të mësohet nëse në këtë mbledhje do të mësohet se kush do të jetë pasuesi i Taulant Ballës.