AKTUALITETPOLITIKË

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porositë që pritet të lërë kryeministri

Kreu i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit.

Mësohet se pjesë e takimit do të jetë edhe kryebashkiakët socialistë.

Reklama në FieriWeb - “”

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë prej orës 14.00.

Kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë nën drejtimin kryesocialistit që prej ndarjes së detyrave në Asamblenë Kombëtare të 8 shtatorit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në takimin e kësaj të marte kryeministri Edi Rama pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e diasporës e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Qarku Tiranë
Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Qarku Durrës
Emirjana Sako

Reklama në FieriWeb

Qarku Lezhë
Ulsi Manja

Qarku Shkodër
Benet Beci

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Qarku Kukës
Pandeli Majko

Qarku Dibër
Blendi Gonxhja

Qarku Elbasan
Arbjan Mazniku

Qarku Korçë
Niko Peleshi

Qarku Fier
Belinda Balluku

Qarku Vlorë
Bledi Çuçi

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro

Qarku Berat
Ervin Demo

Related Articles

Back to top button