AKTUALITET
Rama me familjen në mbështetje të Kombëtares në “Air Albania”
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ ku po ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri-Poloni. Pranë tij ndodhet bashkëshortja Linda Rama dhe i biri, Zaho.
Shefi i qeverisë ka zgjedhur të mos mungojë në një sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren tonë, pasi sot jemi shumë afër mundësisë së artë për të siguruar një vend në Europian. Kombëtarja shqiptare tashmë është në avantazh ndaj Polonisë, teksa po kërkon me ngulm 3 pikët në këtë përballje.
Stadiumi tashmë është i tejmbushur me tifozë, teksa “Air Albania” është i gjithi “Sold Out”, që para një muaji.