AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rama ndan videon: Zbulime arkeologjike në Murrizë të Lushnjës, vijojnë gërmimet në Kodrën e Pusit

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur vijimin e gërmimeve arkeologjike në zonën e “Kodrës së Pusit”, pranë fshatit Murrizë në Lushnje. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thotë se janë zbuluar gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, të dhënat e deritanishme tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar gjatë periudhës së Antikitetit të vonë, duke ofruar informacion të rëndësishëm mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të asaj kohe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gërmimet po vijojnë intensivisht dhe pritet të sjellin detaje të reja mbi funksionin e godinës së zbuluar, si dhe mbi kontekstin e saj kulturor dhe historik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Gërmimet arkeologjike vijojnë intensivisht në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë (Lushnje), ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha. Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj. Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor”, shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button