AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rama në “Ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare”: Nderim për heronjtë që luftuan me flakët, paralajmërim për zjarrvënësit dhe abuzuesit

Kryeministri Edi Rama foli sot në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u ndanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një rezyme të situatës së vështirë që përfshiu vendin vetëm pak kohë më parë, kur dhjetëra vatra zjarri kërcënuan banesa dhe shkatërruan mijëra hektarë pasuri natyrore. Rama vlerësoi punën e palodhur dhe sakrificat e trupave zjarrfikëse, ushtrisë, policisë dhe vullnetarëve, të cilët shpesh rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt për të gjithë ju, për betejën me zjarrin që përfshiu në dy muajt e fundit sipërfaqe të konsiderueshme. Ishte një kronikë dramatike, me nota stërmundimi, përkushtimi dhe në momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja”, u shpreh Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai kujtoi momente të veçanta të përballjes me flakët, duke përshkruar si helikopterët mbusheshin në liqene të mbuluara nga tymi, ndërsa zjarret në Borsh e Himarë dolën jashtë kontrollit dhe kërcënuan zonat e banuara. Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu edhe rastin dramatik të Delvinës, ku “flakët që kërcënonin lagjet e vjetra dukeshin si regjimente demonësh që nuk zmbrapseshin nga asgjë”.

Reklama në FieriWeb

Në fjalimin e tij, Rama denoncoi edhe ata që, sipas tij, me veprime apo mosveprime kanë përqeshur sakrificat dhe kanë shkelur interesin publik, duke i cilësuar si gllabërues, zjarrvënës dhe zaptues të pasurive të përbashkëta. Ai tha se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë që këto raste të raportohen në gjyqësor.

“Ne nuk do të heshtim e të lëmë gur pa lëvizur për të vendosur para përgjegjësisë çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë shtetin në procese me gllabërues, zjarrvënës apo zaptues të të mirave publike të këtij vendi”, theksoi Kryeministri.

Ceremonia u mbyll me ndarjen e medaljeve dhe shpërblimeve për forcat e angazhuara, të cilat u vlerësuan si “heronjtë e përditshmërisë” në luftën me flakët që përfshinë vendin këtë verë.

Related Articles

Back to top button