Rama në Fier: Kërkon angazhim maksimal për zgjedhjet e 11 majit, paralajmëron surpriza nëse pritshmëritë nuk përmbushen

Është zhvilluar me dyer të mbyllura për rreth rreth një orë Asambleja e Partisë Socialiste të Qarkut Fier. I pranishëm në këtë takim ka qënë dhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga strukturat drejtuese lokale të partisë.
Sipas burimeve kofidenciale gjatë mbledhjes kreu i qeverisë ka kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha strukturave për të patur një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 Majit ku në Qarkun e Fierit synohet deputeti i 10-të dhe pse jo i 11-të.
Këtë herë situata ka ndryshuar ka thënë Rama duke theksuar se nëse nuk do të ketë një përkushtim më të madh rezultati mund të jetë befasues , larg pritshmërive.
Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se përveç drejtuesve politikë të gjithë socialistët që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur kryesocialisti. Gjithashtu në kete takim të socialistëve te qarkut të Fierit, Rama ka shprehur dhe ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku ndërsa ka kërkuar nga strukturat të “ndezin motorrët në maksimum” për te fituar një mandat tjeter në qeverisjen e vendit në zgjedhjet e 11 majit.
PS ka dorëzuar dje edhe kërkesën për regjistrim në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit, teksa përgatitjet për fushatën kanë nisur në qendër dhe bazë.