AKTUALITETPOLITIKË

Rama: Në listat e mbyllura, vetëm deputetët me një mandat. PD zor se merr më shumë mandate se në vitin ’97-n


Kryeministri Edi Rama, në fjalën para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke iu drejtuar 135 anëtarëve të rinj të Asamblesë, tha se i kanë një borxh të madh Kongresit që i zgjodhi në këtë detyrë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Edi Rama: Ju uroj mirëseardhjen 135 prej jush që janë ulur për herë të parë në këtë Forum te lartë. Përpiquni t’ia ktheni këtë borxh anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, duke e kryer me dinjitet detyrën e përfaqësuesit të asamblesë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion kur do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke garantuar ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt pranverën e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë në fushë skuadra përfaqësuese. Pjesëtarët do jenë 187, 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më e mira është që deputetët me  më shumë se një mandat, pa përjashtuar drejtuesit e qarqeve të jenë në garë të hapur. 

Në listën e mbyllur do jenë pak prej tyre me detyra specifike, duhet të jetë edhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve jashtë atdheut.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pjesë e listës së mbyllur do jenë deputetët vetëm me një mandat. Në mbështetje të shumicës sonë me angazhim politik apo përkatësisë në terren apo rrjetet sociale.

Ndërkaq, Rama do të bënte dhe parashikim për zgjedhjet e 2025!

“Partia Demokratike zor se do marrë më shumë mandate se në vitin 1997”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button